Xhavit Haliti

FMN vjen në Kosovë për konsultimet vjetore

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të dërgojë një mision në Kosovë gjatë periudhës 3–13 shkurt 2026, për të zhvilluar konsultimet vjetore sipas Nenit IV me Republikën e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Përfaqësuesi Rajonal Rezident i FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Sebastian Sosa, duke njoftuar se misioni do të udhëhiqet nga David Amaglobeli. Sipas tij, fokusi i vizitës do të jetë vlerësimi i zhvillimeve të fundit makroekonomike, analizimi i perspektivës ekonomike dhe identifikimi i rreziqeve me të cilat përballet ekonomia e vendit.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, përfaqësuesit e FMN-së do të zhvillojnë takime me institucionet vendore dhe palët kyçe të interesit, për të diskutuar politikat ekonomike dhe prioritetet e reformave. Gazeta Stop mëson se në përfundim të misionit, FMN do të publikojë një komunikatë për media dhe do të mbajë edhe një konferencë për shtyp, ku do të prezantohen gjetjet dhe rekomandimet kryesore për ekonominë e Kosovës.