Futbollisti i parë miliarder, Cristiano Ronaldo hyn në histori. Ja sa është pasuria e tij neto

Thyen një tjetër rekord. Sipas Bloomberg, Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë miliarder në histori.

Agjencia kryesore amerikane e lajmeve financiare vlerëson pasurinë neto të portugezit në afërsisht 1.2 miliard euro.

Një kontribut kyç për ish-sulmuesin e Manchester United, Real Madrid dhe Juventus që të arrijë në një pasuri neto prej nëntë shifrash thuhet se ka ardhur, përveç sponsorizimeve të tij fitimprurëse me Nike dhe Armani, edhe nga zgjatja e kontratës së tij me Al-Nassr, e nënshkruar qershorin e kaluar, e cila thuhet se i solli portugezit mbi 400 milionë dollarë.