Gashi takoi Atashejen e ICITAP-it, Kimberly Riffe

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi, priti në takim Atashejen e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, Kimberly Riffe, me të cilën diskutuan lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit mes të dyja institucioneve.

Gashi e njoftoi Atashejen, Riffe, për planet dhe të arriturat e SHKK-së, po ashtu e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria Amerikane po i jep Shërbimit Korrektues të Kosovës përmes ICITAP.

Gjatë takimit, Riffe, tha se ICITAP do të vazhdoi ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, veçanërisht në ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit.

Ambasada Amerikane, specifikisht ICITAP dhe INL përmes donacioneve dhe trajnimeve të ndryshme ka mbështetur dhe po vazhdon ta mbështes zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, me synim ndërtimin e një sistemi të vetqëndrueshëm, të sigurt dhe të pavarur.