Rreagim i kolonel Mark Shalës ndaj intervistës së gjeneral Rrahim Ademit dhënë RTK-së

Si në nga ushtarakët dhe pjesëarrësit e luftës se Kroacisë e me vonë edhe të luftës në Kosovë jam ndjerë shumë i zhgënjyer nga një intervistë skandaloze e gjeneral Rrahim Ademit në RTK. Si një bashkëluftëtar dhe njohur i tij i dikurshëm jam befasur nga niveli i tij ulët i komunikimit, i padenjëpër një gjenreral, i cili versionin e tij për ngjarjet dhe të pavertetat e tij mundohet ti shesësi të verteta absolute.
Kjo sjellje e cekuilibruar dhe ky ves e tij e ka bërë që të humb respektin edhe të shumë luftëtarëdhe drejtues të luftës në Kroaci, të cilët i kanë reagur edhe publikisht për shumë të paverteta që i ka thënë në librin e tij “Samo istina”. Ata që i përcjellin zhvillimet në Kroaci e dijnë se për çka e kam fjalën.
Por thelbi i reagimit tim nuk ka të bëjë me këtë. Reagimi im është për disa të pavërteta qe ka thënë gjeneral Ademi për disa takime ku kam qenëprezent edhe unë dhe kur është biseduar për luftën nëKosovë. Çuditërisht gjatë intervistës, ai me ose pa qëlllim, ma përzien edhe emrin tim dhe më quan Naim Shala edhe pse me njeh fort mirë.
Me vjen keq që duhet të bijë në nivelin e tij tij dhe t’ia përmend disa gjëra që në kushte tjera nuk do tia përmendja por është fort e ulët tendenca e tij për tëmohuar kontributin e shqiptarëve tjerë në luftën e Kroacisë. Sidmomos është i turpshëm mosvlerimi nga ana e tij i kontributit të shqiptarëve që ranë për lirinë e Kroacisë. E ky numër nuk është i vogël.
Edhe në rastin kur permendi Heroine Kosovës Bekim Berishën Abenë ai injoroj kontributin e tij duke thënë se po “ka qenë një ushtar i thjeshtë”. Me këtëvlerësim ai nuk ofendoj vetëm Abenë por të gjithë bashkëluftëtarët e tij për të cilët ka qenë frymëzim. Gjeneral Bobetko dhe shumë gjeneralë kroatë e vlerësojnë lart figurën e Bekim Berishës gjë që nuk e bëri gjeneral Ademi. Bekim Berisha është hero kurse gjeneral Ademi edhe 100 jetë po t’i ketë nuk do të arrijë lavdinë dhe madheshtinë e tij.

Unë nuk e di se kush e ka porositë dhe sponzorizu këtë intervistë dhe cili ka qenë qenë qëllimi i saj por ata që e kanë këshilluar ta bëjë një gjë të tillë i kanë bërë një shërbim të keq gjeneral Ademit. E kanë bërë të duket shumë i vogël dhe ja kanë shpërfaqur karakterin e tij inatqor. Njeriu ka kohë të koritet gjithmonë veç nuk ka gjë më të keqe se me u korit në pleqëri.
Por ti kthehemi thelbit të reagimit. Cilat janë tëvërtetat e takimeve me Rrahim Ademin kur përvec meje ka edhe dëshmitarë tjerë. Po ja rikujtojë gjeneral Ademit (se i kishte harruar emrat sic kishte harruar shumëcka tjetër) se në takimin e Splitit të mbajtur në vitin 1998 kanë qenë të pranushëm Gjeneral Tomë Berisha, Halil Bicaj, Ramiz Beiqi, Bedri Selmani, Fadil Demiri, unë Mark Shala dhe Gjeneral Agim Çeku si inicues i takimit. Edhe në atë tëkim edhe në takimet tjera, gjeneral Ademi ka mohuar kategorikisht mundësinë për të udhëhequr UÇK në dhe për t’u bërë pjesë e saj. Bile është munduar të dekurajojë edhe të tjerët që kanë treguar vullnet për t’iu bashkuar luftës në Kosovë. Po ashtu po ia rikujtojë edhe takimet qe kemi pasur bashkë me gjeneral Çekun në shtëpinë e gjeneral Ademit ku ka qenë e pranishme edhe bashkëshortja e tij Anita. Rrahim Ademi e din fort mirë si kanë shkuar këto takime por për hir të korrektësisë dhe miqësisë se dikurshme po e kursej nga detajet e atyre takimeve. Megjithatë unë jam i gatshëm që të ballafaqohem edhe publikisht me gjeneral Ademit për t’i sqaruar pretendimet e tij kurdoherë që ai është gati.

Gjeneral Ademi u tregua shume jokorrekt edhe në raport me gjeneral Agim Çekun kur the se “ka qenë një ushtar imi qe nuk ka treguar ndonjë sukses”. Fakti qe në një periudhe të luftës në Kroaci gjeneral Ademi ka rastis të ketë përgjegjësi me te lartë komanduese se gjeneral Çeku nuk duhe ta beje xheloz dhe te frustuar gjeneral Ademinpër sukseset e tij. Perkundrazi ai duhet te ndjehej krenar që një ish bashkëluftëtar i tij ka arritë majat e suksesit jo vetëm në Kroaci por edhe Kosovë ku ka drejtuar me sukses UÇK-në dhe ka marrë vlerësimet maksimale nga NATO-ja dhe është graduar me gradën e gjenerallejtnantit. Gjeneral Ademi do të duhej të ndjehej mirë që një ish koleg i tij është bërë edhe kryeministër i Kosovës.

E se a ka qenë apo jo i sukseshëm gjeneral Ceku në luftën e Kroacisë e tregon fakti se ai është vlerësuar dhe dekoruar me dekoratat më të larta nga Presidenti Tuxhman dhe shteti kroat, të cilat u janë ndarë vetëm njerëzve me merita dhe suksese të jashtëzakonshme në luftën ë Kroacisë. Po ashtu i rikujtoj Gjeneral Ademit, se gjeneral Çeku e ka kryer Akademinë Ushtarake me notë mesatare 9, 54 ndërsa nuk besoj se gjeneral Ademi të ketë pasur më shumë se 6.0 notën mesatare në Akademi.
Duke i njohur mirë që të dy e di se gjeneral Çeku ka treguar gjithmonë respekt dhe është treguar korrekt me gjeneral Ademin edhe kur ai nuk e ka merituar.
Në fund po i them gjeneral Ademit se nuk i ka faj as gjeneral Çeku dhe askush që nuk ka hyrë në historinë e Kosovës dhe nuk është bërë pjesë e lavdisë së UÇK-së. Fajin duhet ta kërkojë të mosgatishmëria, të mosvullneti i tij dhe të mosbesimi në luftën për çlirimin e Kosovës.
Prandaj mungesën e krenarisë dhe lavdisë ne Kososvë ai nuk mund ta kompensojë duke thënë te paverteta dhe duke u përjekur të ulë dhe përcmojë të tjerët.