Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën “Fadil Deliqi” në Mitrovicë është gjetur pa shenja jete një mashkull 56-vjeçar.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Zahiti.

Tutje, Zahiti bëri të ditur se rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”