Gjobiten 759 persona për mosrespektim të Ligjit anti-COVID

Përkundër thirrjeve për t’u respektuar masat anti-COVID të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore, qytetarët po vazhdojnë që të mos i përfillin ato.

Qytetarët të cilët nuk po i respektojnë këto masa , po gjobiten nga Policia e Kosovës.

Gjatë së shtunës, Policia e Kosovës ka shqiptuar 759 gjoba për mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.