Gjokoviq largohet nga hoteli i paraburgimit, dërgohet për të mbajtur seancën gjyqësore

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, është larguar nga hoteli i paraburgimit ku po qëndronte që nga e enjtja nën masa antiCOVID, pasiqë nuk është i vaksinuar.

Ky është vetëm një pushim i përkohshëm në mënyrë që numri 1 i botës të shkojë në seancën gjyqësore, ku do të vendoset nëse mund të qëndrojë në Australi.

Kjo vjen pasi gjykatësi që kryeson çështjen ligjore të Gjokoviq, urdhëroi që ai të dërgohej nga hoteli në një vend ku mund të ndiqte seancën, shkruan Heraldsun, transmeton Klankosova.tv.

Çështja gjyqësore midis Gjokoviç dhe Ministres së Punëve të Brendshme, Karen Andrews, po kryhet me teknologjinë e qasjes në distancë, duke u zhvilluar online.