Tërmet në Greqi, dridhjet ndihen edhe në Kosovë

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur të dielën Greqinë.

Tërmeti u ndje edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte 1.7 kilometra në verilindje të Florina në Greqi dhe 119 kilometra në lindje të Elbasanit në Shqipëri.

Thellësia e tërmetit që goditi në orën 21:43 ishte 2 kilometra.

Ndërkaq, sipas EMSC-së disa minuta më vonë, tërmete të tjera goditën Greqinë.

Ende nuk është raportuar nëse ka dëme materiale.