Grabitja në bankën në Prishtinë, kaq mijë euro iu sekuestruan të dyshuarit

Një grabitje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Grabitja ka ndodhur në njërën nga pikat e Bankës Kombëtarë Tregtare (BKT).

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari i parë është kapur dhe atij i janë gjetur dhe sekuestruar 5810 euro.

“GRABITJE – Sheshi Nënë Tereza, Prishtinë 01.09.2023 – 13:39. Është raportuar për një grabitje në një bankë, njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Pas një pune operative është arritur të identifikohet dhe arrestohet njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar pesë mijë e tetëqind e dhjetë (5,810) € të cilat dyshohet se janë grabitur në bankë dhe të njëjtat mjete janë kthyer tek zyrtarët e bankës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”