Haki Abazi: Isa Mustafa dhe Agim Veliu, në sinkron me PDK-në dhe Thaçin

Pas paralajmërimit pwr mocion të mosbesimit për Qeverinë Kurti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka ardhur reagimi i zëvendëskryeministrit Haki Abazi. Ai ka theksuar se qëndrimet e Veliut dhe Isa Mustafës janë në sinkron me PDK-në dhe presidentin Hashim Thaçin.

Postimi i plotë:

Është për keqardhje kur ndëgjon deklaratat e Mustafës dhe Veliut e sidomos kur ato janë në sinkron të plotë me Thaçin dhe PDK. Po e vërtetojnë se asnjë herë dhe në asnjë formë nuk e kanë qëllim interesin e qytetarit, sot kur të gjithë jemi të mobilizuar për të mbrojtur qytetarët nga COVID-19.Kjo frymë e bllokimit dhe sabotazhës ka qenë edhe kur është refuzuar koalicioni parazgjedhor, edhe në kohën e presionit të pa arësye në negociata, deklaratat kundërthënse dhe ngathtësia e plotë për të vepruar mbrenda ministrisë së punëve të mbrendshme. Si duket puna e mirë e rezultatet e mëdha dhe suksesi i çdo ministrie tjetër kanë frikësuar Veliun.

Shpresë ka meqë në LDK ka edhe udheheqës edhe votues që e duan Kosovën më shumë se Veliu, Mustafa dhe Hoti.