Xhavit Haliti

Haliti: Me UÇK-në në shpirt, me PDK-në drejt fitores

Xhavit Haliti, një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka ftuar qytetarët që më 28 dhjetor të marrin pjesë masivisht në votim dhe të mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haliti ka shprehur përkrahjen e tij për PDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën, duke theksuar se vota për këtë subjekt politik është rruga drejt fitores.

“Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë për PDK-në dhe për Bedri Hamzën kryeministër. Me UÇK-në në shpirt. Me PDK-në drejt fitores”, ka shkruar ai.

Haliti është kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së dhe mban numrin 14 në listën zgjedhore.

Xhavit Haliti mban numrin 14 në listën e PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës.