Xhavit Haliti

Hamza: Do ta rikthejmë Ministrinë e Inovacionit

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka vizituar sot qendrën e inovacionit “Innovation Centre of Kosovo”, ku theksoi se mbështetja për sektorin e dijes dhe inovacionit do të jetë prioritet i qeverisjes së tij.

Sipas tij, investimi në teknologji, inovacion dhe të rinjtë kreativë është çelësi për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për krijimin e vendeve të reja të punës me vlerë të shtuar për Kosovën.

Po ashtu, ai u zotua se si kryeministër do ta rikthejë Ministrinë e Inovacionit.

Hamza bëri të ditur se edhe vetë fushata e tij zgjedhore po përdorë teknologji të avancuara, si dëshmi konkrete e orientimit drejt së ardhmes.