Hamza jep detaje të takimit me Kurtin: U diskutua në takim që nëse është dikush i familjes Jashari do ta ketë përkrahjen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka thënë se i ka thënë Albin Kurtit në takim se PDK e përkrah një kandidat për President nga familja Jashari.

“E ka ditur edhe Kurti edhe unë që nëse është dikush nga familja Jashari, ka me pasur përkrahjen. Ka qenë e diskutuar në takim, nëse është dikush i familjes Jashari mundet me pas përkrahjes, kjo nga takimi parë që ka ndodhur të dielën e kaluar, para 1 jave”, ka thënë ai.

Hamza tha se është i bindur se edhe partitë e tjera do pajtoheshin me këtë.