Haradinaj tregon se u përjashtua Albena Reshitaj nga AAK-ja

Kryetari i partisë Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për veprimin e deputetes së kësaj partie, Albena Reshitaj e cila kundër vendimit të partisë së saj, dhe ka marrë pjesë në seancën ku u votua për presidentin e vendit.

Haradinaj thotë se veprimi i Reshitajt është i gabueshëm dhe se veprimi i saj nuk i ka bërë nder askujt, e as VV-së.

“E ka diskutuar në disa raste këtë situatë, arsyetimin që u dha edhe këtë. Kur një deptuet si Reshitaj ka këtë shpjegim, ia pamundëson AAK-së, me ndihmu procesin. Kur një deputet merr vendime individuale për motive E vërteta po qarkullon. Çdo deputet ka qenë subjekt i ofertës. Reshitaj mund të mohon, ta pohon ose aprovon që ka pasur ndoshta joshje edhe kjo, nuk e di a e pranon. Ky është gabim i Reshitajt, i ka lënë kolegët e tjerë edhe partinë pa rolin e duhur në këtë proces”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe sa i përket raportimeve se Reshitaj u përjashtua nga AAK-ja.