Kurti emëron edhe katër zëvendësministra, në total 15 deri tash

Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka emëruar edhe katër zëvendësministra, ku deri më tani 15 është numri i zëvendësministrave të emëruar.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Qeveria e Kosovës.

Të emëruarit e sotëm që kanë marrë poste janë Dukagjin Pupovci, Shemsi Syla, Linda Çavdarbasha dhe Imri Demelezi.

Dukagjin Pupovci, është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes, Linda Çavdarbasha, zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Deri m​ë tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 15 zëvendësministra”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.