Haxhiu: Gjykata Kushtetuese po i jep goditje Republikës së Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dalë në konferencë për media pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial.

“Është bërë injorimi i rekomandimeve dhe vlerësimeve profesionale të Komisionit të Venecias për këtë ligj. Është goditje për Republikën e Kosovës. Vlerësoj se Gjykata Kushtetuese po i jep goditje Republikës së Kosovës”, është shprehur Haxhiu.

“Ne do ta presim aktgjykimin e plotë. Jemi duke punuar në reformën në drejtësi dhe po presim vlerësimin edhe për byronë. Reformat janë të mëdha, të mundshme, se si Kosova do të bëhet shtet i së drejtës”.