Haziri: Javën tjetër tregoj a do të kandidoj për Kryetar të LDK-së

Nënkryetari në largim i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka folur pas rezultatit të dobët që pati partia në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Haziri tha se javën e ardhshme ta bëjë me dije nëse do të kandidojë për kryetar të partisë në kuvendin e brendshëm të saj që e paralajmëroi se do të ndodhë shumë shpejt, njofton Klan Kosova.

“Në javën e ardhshme do të bëjë me dije, ne me dashje apo padashje jemi pretendentë për kryetar edhe prej strukturave, mediave dhe koluareve politike të caktuara”.

“Ka 12 vjet që nga ai Kuvend i keq i vitit 2006. Si mësim i nxjerrur kam kërkuar dhe kam bërë lutje publike që tranzicionet e gjeneratave dhe ndryshimet politike që priten me ndodhë në parti, se si LDK-ja duhet të shkojë përmes marrëveshjeve politike por jo në dëm të demokracisë”.

Haziri në Rubikon në Klan Kosova deklaroi se është i gatshëm të kandidojë sërish për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në tetor të këtij viti.

“Jam i gatshëm t’i hyj garës për Gjilan nëse nuk ka kandidat tjetër vetëm për shkak të rezultatit të keq të zgjedhjeve. Në 2017 kam qenë i tërhequr por rezultati zgjedhor ka bërë që partitë politike të bien shumë në zgjedhjet lokale nga ato qendrore”.

“Jam i bindur se me punën që është bërë dhe komunikimin që kam me njerëzit e Gjilanit kam kuptuar që njerëzit kanë filluar të ndajnë votën pasi ata tjetër kë votojnë për zgjedhjet nacionale dhe tjetër kë për zgjedhjet lokale”.

“Roli im si kryetar i komunës ka përfunduar edhe më 2017, kam kandiduar për shkak të rezultatit të keq të zgjedhjeve dhe këtë mund ta bëjë prapë”, deklaroi Haziri.

Haziri poashtu tregoi se asnjëherë deri tani nuk është shtyre për pozitën e kryetarit brenda LDK-së teksa tha se çdoherë ka mbështetur kandidatët e tjerë.