Hetemi: Veriu është në dorën e Qeverisë, qytetarët tashmë nuk po na kundërshtojnë

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka thënë se veriu i vendit është në dorën e Qeverisë së Kosovës dhe se tashmë qytetarët e kësaj komune nuk po i kundërshtojnë. Tutje, për peticionin për largimin e kryetarëve të veriut, Hetemi ka thënë se kjo situatë nuk paraqet asnjë problem

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, në një intervistë në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se edhe kjo komunë por edhe i gjithë veriu tashmë është në dorën e Qeverisë dhe Policisë së Kosovës.

“Kur janë bërë shtatë muaj ditë unë e kam bërë një test, jemi dalë në Mitrovicë, jemi kthyer pa problem hiq dhe Vitin e Ri e kam pritur me Policinë e Kosovës, në ditën e tretë të Vitit të Ri kam shkuar në familje. Kështu që jam duke udhëtuar për çdo ditë”, ka thënë Hetemi.

Hetemi ka thënë se tashmë qytetarët e Leposaviqit po shërbehen në Komunë dhe po kërkojnë ndihmë nga shteti i Kosovës, duke shtuar se të gjitha shërbimet mund të kryhen.Të gjitha zyret nga fshatrat që i kemi pasur zyret alternative që 23 vjet i kemi sjellur këtu në Komunë. Qytetari serb i Leposaviqit e ka mundësinë të vie këtu, të gjitha zyret edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme…Të gjitha shërbimet tjera, edhe para Vitit të Ri i kemi shpërndarë diku 438 mijë euro subvencione në bujqësi dhe asistencë sociale – njerëzit e sëmurë dhe fëmijë, dhe për studentët kemi shpërndarë bursa”, ka thënë tutje kryetari i Komunës së Leposaviqit.