Horizon School organizoi ceremoninë e diplomimit për maturantët

Në një atmosferë elegante dhe plot emocione, Horizon School ka mbajtur ceremoninë e diplomimit për maturantët, duke shënuar përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm në jetën e tyre akademike.

Në praninë e prindërve, mësimdhënësve dhe mysafirëve të shumtë, maturantët ndanë kujtime, përvoja dhe momente të veçanta që kanë karakterizuar rrugëtimin e tyre shkollor ndër vite.

Ceremonia vazhdoi në një atmosferë festive me ushqim dhe muzikë, duke e kurorëzuar mbrëmjen me elegancë, gëzim dhe krenari për sukseset e arritura së bashku.

Ky aktivitet shënoi jo vetëm fundin e një etape të rëndësishme, por edhe fillimin e një rrugëtimi të ri drejt së ardhmes për të diplomuarit e rinj.

“Horizon School, e ardhmja nis me ne”, ishte mesazhi që përcolli shkolla në këtë mbrëmje të veçantë.