Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Dita sjell mundësi për të komunikuar me ndikim dhe për të marrë lajme që ndryshojnë rrjedhën e javës. Në dashuri, mos vepro me nxitim. Një bisedë e sinqertë mund të sqarojë shumë. Në punë, idetë tuaja vlerësohen, por kujdes me tonin.
Demi (20 Prill – 20 Maj)
Financat janë në fokus. Mund të lindë një mundësi për fitime shtesë, por kërko kujdes dhe maturi. Në marrëdhënie, kërkon stabilitet dhe ndjeshmëri, por mos e mbyll veten. Shëndeti kërkon pushim mendor.
Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)
Hëna në shenjën tuaj ju jep karizmë dhe energji. Është një ditë perfekte për takime, negociata apo nisjen e diçkaje të re. Në dashuri, dikush i ri mund të tërheqë vëmendjen tuaj. Kujdes me vendimet impulsive.
Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)
Dita favorizon reflektimin dhe qetësinë. Mos merr vendime të mëdha në nxitim. Në çift, mund të ndiheni pak më të distancuar emocionalisht, jepni kohë vetes. Në punë, përqendrohuni në detaje.
Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Një ditë me plot energji, mund të merrni një ftesë interesante. Në punë, bashkëpunimet janë çelësi i suksesit. Në dashuri, energjitë janë pozitive, por mos impononi dëshirat tuaja. Kujdes me arrogancën.
Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Ambicia është në rritje. Në punë, mund të shfaqet një mundësi për avancim ose vlerësim profesional. Në dashuri, kërkoni siguri dhe stabilitet emocional. Kujdes me lodhjen nervore.
Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
Udhëtimet dhe mësimet janë të favorizuara këtë të hënë. Dita sjell frymëzim dhe dëshirë për ndryshim. Në dashuri, një person nga larg mund të rikthehet në mendimet tuaja. Në punë, kreativiteti ju shpërblen.
Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)
Energji e fortë emocionale. Dielli në shenjën tuaj ju jep fuqi dhe intuitë. Në dashuri, pasioni ndizet, por edhe xhelozia mund të dalë në sipërfaqe. Në punë, një ndryshim i papritur mund të sjellë përfitim.
Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Hëna përballë shenjës suaj sjell nevojë për ekuilibër në marrëdhënie. Mos i shmang debatet, mund të çojnë në sqarim të thellë. Në punë, bashkëpunimet janë të rëndësishme. Kujdes me harxhimet e panevojshme.
Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
Dita kërkon organizim. Në punë, detyrat e shumta mund t’ju lodhin, por do të arrini rezultate solide. Në dashuri, një gjest i vogël mund të bëjë diferencën. Kujdes me stresin.
Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)
Kreativiteti është në kulm. Është moment i mirë për projekte artistike apo ide inovative. Në dashuri, dita sjell entuziazëm dhe spontanitet. Lajme të mira mund të vijnë nga një mik i vjetër.
Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
Emocionet janë të forta dhe ndikojnë në vendimet tuaja. Në familje, mund të ketë nevojë për durim dhe mirëkuptim. Në dashuri, kërkoni siguri, por mos u izoloni. Në punë, dëgjoni intuitën, do t’ju udhëheqë drejt suksesit.