Sunny Hill Festival

Horoskopi 11 korrik 2024

Dashi-Planeti juaj kujdestar, Marsi, kthehet për t’ju buzëqeshur sot. Ai do t’ju rigjallërojë në fillim të Korrikut. Në familje, rregulloni marrëdhëniet që dukeshin të lëkundura ditët e fundit. Gëzoni formë të shkëlqyer dhe një gjendjeje mirëqenie psikofizike që do t’ju shoqërojë për disa ditë. Marsi jep ndikime pozitive edhe në punë sot.

Demi-Hapet një ditë e re me lajme pozitive që do të lehtësojnë disa çështje të përditshme. Dielli, një pjesë aktive, ditore, mashkullore dhe me vullnet të fortë të personalitetit, kalon në një cep të favorshëm. Mërkuri, planeti i intelektit, ju shikon me dashamirësi nga fqinjët e mirë të Binjakëve. Niveli i inteligjencës është ngritur dhe lehtëson shumë situata në familje.

Binjakët-Një mik i ngushtë apo familjar i juaji mund të hezitojë të flasë me ju sot. Do të jeni në dyshime nëse është i zemëruar me ju, por ka shumë gjasa që të ketë shqetësime në lidhje me punën, ekonominë apo familjen. Ofrojini mbështetjen tuaj nëse është e nevojshme.

Gaforrja-Mos u shqetësoni nëse nuk jeni të sigurtë për mënyrën se si po përparon marrëdhënia juaj. Sot do të zbuloni disa gjëra për të cilat jeni interesuar fort. Intuita do t’ju thotë gjithçka. Besojini zemrës.

Luani-Dy apo tri javët e fundit mund të mos kenë qenë të lehta për ju, por nuk do të kalojë shumë kohë deri sa një cikël i ri të fillojë. Buzëqeshni dhe bindeni veten se jeta do të përmirësohet. Mund të ketë ende stuhi, por dielli do të shkëlqejë.

Virgjëresha-Sot do të përballeni me njerëz që kishit shumë kohë pa i takuar dhe do surprizoheni nga ndryshimet e tyre. Bëni mirë të tregoheni me të matur dhe të mos nxitoheni në vendimet që do të merrni.

Peshorja-Dita do të jetë e mirë në të gjitha aspektet. Është tejet e favorshme për të nisur një biznes të ri ose për të marrë vendime të planifikimit afatgjatë për çështjet e përditshme. Marrëdhëniet e favorshme familjare, romanca dhe dashuria do të jenë të pranishme.

Akrepi-I vëmendshëm, intuitiv, i zhytur thellë në atë që po ndodh në zonën përreth: kështu ju dëshiron Dielli në këtë ditë, ndërsa kalon në shenjën miqësore të Gaforres dhe përforcon gjerësinë e perceptimeve tuaja. Inteligjenca në veprim shumë e dobishme, pasi do t’ju duhet të zgjidhni çështje të lindura së fundi.

Shigjetari-Marsi fantastik, i pritur në shenjën miqësore të Dashit, ju mbështet sot me ndikimet e tij më të çmuara. Ndër të gjitha këto ndikime mbani parasysh vendosmërinë dhe forcën për t’u imponuar, cilësi që ju duhet ta prezantoni në çdo situatë. Saturni dhe Urani, në një kënd jo të mirë do të sjellin disa vështirësi kalimtare.

Bricjapi-Do e forconi edhe më tepër marrëdhënien tuaj në çift falë përkushtimit që do tregoni për partnerit tuaj këtë dite. Të ardhurat do të jenë të kënaqshme dhe do të keni mundësi të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Ujori-Mos prisni përgjithmonë. Hidhni hapin e parë. Sot jeni të gatshëm për t’u hedhur në aksion. Jeni të përgatitur që t’i bëni gjërat ashtu siç doni.

Peshqit-Javët e fundit kanë qenë plot tension, por as mos mendoni të ngadalësoni ritmin pasi ngelet shumë për të bërë. Nuk ka kufi në ato që mund të arrini.