Horoskopi 12 maj 2025

Dashi – Hëna e plotë në Akrep nxjerr në pah sfidat për vendimet e rëndësishme ndaj ju fut në mendime. Është një moment me shumë intensitet që mund të zmadhojë dilemat e brendshme. Edhe pse instinktet janë aty, emocionet do ta dyzojnë intuitën tuaj. Një këndvështrim i ri mund t’ju ndihmojë.

Demi – Mund të shpreheni më shumë nga sa dëshironi dhe do të dërgoni sinjale të paqarta që mund të lëkundin një marrëdhënie. Mendohuni para se të flisni që mos të vendoseni në siklet. Nëse ju paraqitet një çështje e vështirë, mundohuni të qetësoni situatën sepse mund të shënojë ndryshime pozitive.

Binjakët – Frustrimi dhe tendenca për t’u përfshirë  në diçka mund të jenë katalizatorë për të lënë pas zakonet e vjetra dhe për të pasur një stil jete me shumë vitalitet. Ky është edhe një përkushtim për mirëqenien tuaj dhe jeni gati për një rrugëtim drejt shëndetit e harmonisë.

Gaforrja – Hëna është shumë erotike për ju sot dhe  mund të ndjellë romancën. Do të ndieni një bashkim të fortë dhe mirëkuptim të thellë me partnerin lidhur me disa biseda që duhet të ishin bërë më herët.

Luani – Nëse keni menduar të zhvendoseni, keni një mundësi të mirë që t’ju shfaqet vendi që keni ëndërruar. Por ndryshimi s’vjen vetëm tek adresa e shtëpisë, por edhe në diçka që lidhet me ambientin  ku jetoni sepse mund të merrni një kafshë shtëpiake apo të bashkëjetoni me dikë.

Virgjëresha – Perceptimi juaj për atë që po ndodh do të jetë shumë i lartë sot, ndaj mund të vini re më shumë atë që po ndodh nën sipërfaqe. Nëse instinktet ju thonë të rrini larg dikujt apo të afroheni më shumë me dikë tjetër, mos i shmangni sepse është e rëndësishme për lumturinë tuaj. Hëna do të ndihmojë të mendoni për gjëra që kanë nevojë për t’u ndryshuar.

Peshorja – Hëna në Akrep është një pëshpëritje e ëmbël për ju drejt kënaqësive që mund t’jua ofrojnë disa shpenzime financiare. Por mes morisë së përkëdheljeve që mund t’i ofroni vetes, zgjidhni diçka që është më shumë sesa thjesht lumturi kalimtare.

Akrepi – Hëna e plotë e çon gjithë vëmendjen drejt jush ndaj shijojeni. Është momenti të shfaqni talentet dhe pikat tuaja të forta. Megjithatë, keni një çështje në ambientin e shtëpisë që ka nevojë për vëmendje. Kjo periudhë mund të shënojë rritje personale dhe profesionale nëse i ekuilibroni të dyja.

Shigjetari – Keni një mundësi për të bërë diçka që do të shënojë ndryshimin që kërkoni. Nëse përqendroheni në diçka mund të dalë një çështje që do të shënojë pikën e kthesës. Përballuni dhe do të shihni se nuk i trembeni aq sa mendonit.

Bricjapi – Jeni energjik dhe emocional sot ndaj nëse keni zgjedhur që të shijoni anën tuaj sociale, do të keni shansin që të jeni sa më të lirë dhe të surprizoni personat rreth jush. Është një mundësi për ta lënë  punën mënjanë dhe të qetësoheni. Të tjerët do të zbulojnë gjëra të bukura rreth jush.

Ujori – Keni një moment shumë të mirë për të shpërndarë mesazhin tuaj mbi një çështje apo ide.  Rrymat kozmike janë  elektrizuese dhe i shndërrojnë fjalët tuaja në një deklaratë të fuqishme dhe  frymëzuese. Shiheni këtë mundësi me integritet dhe do t’ia dilni mjaft mirë.

Peshqit – Po kërkoni horizonte të largëta dhe territore të pashkelura. Edhe pse një udhëtim i papritur mund të mos jetë i parashikuar, nuk do t’ju pengojë asgjë. Është momenti  për të menduar një udhëtim dhe t’u jepni zjarr aventurave të së ardhmes.