Horoskopi 18 maj 2023

Dashi-Vijnë plot ndikime pozitive për shenjën tuaj, nga Jupiteri e Saturni tek Venusi e Mërkuri. Është një ditë e mrekullueshme për romancat. Përhapeni buzëqeshjen tuaj për të gjithë dhe të jeni të sigurt se do të ndiheni të lumtur. Kjo është një ditë për ndjenjën e gëzimit të jetës.

Demi-Sot do të provoni të kontaktoi me shumë njerëz, asnjë prej të cilëve nuk do të jetë i disponueshëm. Veçanërisht ju mund të dëshironi të kontaktoni me një shoqe apo të afërm që jeton larg. Provojeni vazhdimisht. Ata do të jenë të kënaqur të dëgjojnë nga ju.

Binjakët-Dita e sotme do të jetë plot energji dhe tejet pozitive. Në punë do të keni mbështetjen e eprorëve dhe kjo do të sjellë pse jo edhe rritje në detyrë. Në jetën sentimentale është e këshillueshme që të shmangni arrogancën.

Gaforrja-Mund të keni nevojë të kujtoni faktin se kurrë nuk ia vlen të krijoni armiq për gjëra të pavlera. Problemi me të cilin do të përballeni sot nuk do t’ju duket i parëndësishëm, por nëse mendoni pak më thellë, do ta kuptoni që ashtu është.

Luani-Njerëz në pozicione të rëndësishme ju vlerësojnë shumë, por do të ishte një gabim të supozoni se mund të bëni ç’të doni. Ata po ju mendojnë për pozicione lideri, kështu që mos i zhgënjeni.

Virgjëresha-Sot mund të arrini një qëllim që keni shpresuar ta arrini prej kohësh. Miqtë, familja dhe personat tuaj të rëndësishëm mund të mos duken aq të lumtur sa ç’prisnit. Ndoshta ngase kanë kaluar shume frustime së  fundmi dhe suksesi juaj vetëm u kujton atyre këto gjëra. Jepu kohë. Edhe ata janë njerëz.

Peshorja-Mos u tregoni shumë të ashpër sot. Në mbrëmje do të shihni veten në pasqyrë dhe do të kuptoni si dukeni. Mos humbisni miq me vlerë. Është mirë të rokisni dhe tek dera e një mjeku për problemet shëndetësore.

Akrepi-Dita fillon disi ngadalë për shkak të Uranit të vendosur në shenjën e Demit. Ndoshta është çasti të sfidoni veten pak më shumë. Nëse jeni gati për këtë ndjesi, sot do ta realizoni. Çelësi i vetëm është që të angazhoheni sa më shumë në fushat për të cilat keni interes.

Shigjetari-Mund të dukeni i qetë nga jashtë, po nga brenda jeni duke shpërthyer dhe nëse nuk tregoheni i kujdesshëm mund të përfundoni duke thënë gjëra që shkaktojnë të gjitha llojet e problemeve. Jo vetëm për njerëzit e tjerë, por edhe për ju vetë.

Bricjapi-Nuk do të mund të përmbushni detyrat që keni marrë përsipër sot. Mos u shqetësoni, është situatë kalimtare. Megjithatë derisa t’ju kthehet vetëbesimi merrini gjërat me qetësi dhe kërkoni bashkëpunimin e atyre që ju rrethojnë.

Ujori-Shmangni çdo vendim të rëndësishëm për punën apo karrierën sot. Influenca e Hënës së plotë është e tillë që edhe nëse përpiqeni të merrni vendimet e duhura, mund të ketë gjëra që nuk i keni parë me kujdes.

Peshqit-Ju ndoshta dëshironi që gjithçka të jetë në vendin e vet, por disa njerëz të tjerë i gëzohen rrëmujës. Mos lejoni që kjo gjë t’ju zemërojë. Krijoni një hapësirë tuajën e cila të jetë perfekte dhe kënaquni me aq.