Dashi
Kjo e hënë nis me energji të lartë dhe vendosmëri në planin profesional. Do të ndiheni të frymëzuar për të ndjekur një ide që keni lënë pezull. Kujdes me tensionet në familje – komunikimi është çelësi.
Demi
Përqendrohuni te stabiliteti emocional. Një lajm i mirë financiar mund të vijë nga një bashkëpunim i hershëm. Mos u bëni kokëfortë me partnerin – është dita për të dëgjuar.
Binjakët
Një ditë e mbushur me takime dhe ide të reja. Jeni më karizmatikë se zakonisht, prandaj përfitoni për të zgjidhur çështje të mbetura pezull. Në dashuri, dikush do kërkojë vëmendjen tuaj.
Gaforrja
Mund të ndiheni të lodhur emocionalisht – mos i shtyni ndjenjat nën tapet. Sot është një ditë e mirë për t’i dhënë përparësi vetes dhe familjes. Një lajm i papritur nga një mik i vjetër ju zgjon nostalgji.
Luani
Një ditë shumë e favorshme për çështje pune dhe për marrëdhënie me autoritetet. Meqë dita është afër ditëlindjes suaj, jeni më të ndjeshëm – përpiquni të mos reagoni impulsivisht në dashuri.
Virgjëresha
Do të ndiheni më të qetë se zakonisht dhe do të merrni vendime të rëndësishme me kthjelltësi. Një propozim i ri profesional ose akademik është në horizont. Kujdes me shpenzimet.
Peshorja
Një e hënë me vëmendje te financat dhe marrëdhëniet afatgjata. Mund të ndiheni të pavendosur, por mos kini frikë të kërkoni ndihmë. Një moment romantik mund t’ju surprizojë në mbrëmje.
Akrepi
Kjo ditë vjen me tension në marrëdhënie – përpiquni të mos e kontrolloni çdo situatë. Në punë, do të shfaqet një mundësi që kërkon kurajë. Dëgjoni instinktin tuaj.
Shigjetari
Një ditë dinamike dhe pozitive. Do të keni një ndjesi çlirimi nga një ngërç i fundit. Koha është e mirë për të menduar për një udhëtim ose për të rifilluar një aktivitet që ju ka munguar.
Bricjapi
Fokus te financat dhe planet afatgjata. Mund të ndiheni nën presion për të arritur më shumë, por nuk është dita për të marrë vendime drastike. Në dashuri, një bisedë e thellë do t’ju afrojë më shumë me dikë.
Ujori
Dita sjell lajme të mira në lidhje me bashkëpunime apo projekte krijuese. Jeni të hapur ndaj ndryshimeve dhe kjo ju jep epërsi. Shmangni grindjet me një mik për një keqkuptim të vogël.
Peshqit
Një ditë introspektive. Dëgjoni intuitën. Në punë, një çështje e vjetër mund të kërkojë rishikim. Mos e lini pas dore shëndetin mendor, një shëtitje në natyrë ose bisedë me një mik mund të bëjë mrekulli.