Sunny Hill Festival

Horoskopi 23 korrik 2025

Dashi – Sot jeni të mbushur me energji dhe guxim. Është momenti për të ndërmarrë hapa të rinj, qoftë në punë apo në jetën personale. Mbani mend: intuita është udhërrëfyesi juaj më i mirë sot. Mos lejoni që emocionet t’ju turbullojnë logjikën.

Demi – Një ditë shpirtërore. Prisni mbështetje emocionale nga të afërmit. Favorizoheni në çështjet ekonomike  dhe mund të keni një përfitim të papritur.

Binjakët – Komunikimi është fuqia juaj sot. Është një ditë me energji për çështje pune dhe financiare. Mund të merrni lajme të mira që lidhen me udhëtime ose oferta të reja. Përdorni diplomacinë, jo gjithmonë është koha për të treguar gjithë të vërtetën.

Gaforrja – Hëna është në shenjën tuaj, ndaj ndjenjat do jenë të theksuara. Dita sjell lidhje më të forta me familjen dhe një rrugëtim emocional. Kushtojini kohë kujdesit për veten dhe gjërave që ju qetësojnë shpirtin.

Luani – Fillimi i sezonit të Luanit ju ndriçon: magnetizëm, kreativitet dhe vetëbesim. Keni gjithë vëmendjen që ju nevojitet për të shkëlqyer. Mos e lini krenarinë të bëhet pengesë për dashurinë dhe mirëkuptimin.

Virgjëresha –  Energjia e ditës kërkon që të reflektoni dhe të fokusoheni te prioritetet personale. Kujdes me shpenzimet, mund të përballeni me disa nevoja të papritura. Kontrolloni prirjen për t’u vetëkritikuar, nuk duhet të jeni të përkryer gjithmonë.

Peshorja – Dita është e favorshme për bashkëpunime dhe projekte të reja. Aftësia juaj për të krijuar harmoni do jetë çelësi i suksesit në një ambient pune të tensionuar.

Akrepi – Sot kërkohet qetësi dhe vëzhgim. Mund të ndiheni pak të tërhequr emocionalisht, por kjo është koha juaj për të parë thellë brenda vetes.

Shigjetari – Ditë për eksplorim! Një telefonatë, një ide apo një udhëtim i papritur mund të ndryshojë rrjedhën e javës. Mos u trembni nga e panjohura. Shikoni anën praktike të gjërave, edhe kur entuziazmi është i lartë.

Bricjapi – Fokusi juaj profesional është i fortë. Ka mundësi të merrni njohje për punën tuaj të palodhur. Kujdes me lodhjen, balanca është thelbësore. Merrni kohë për veten, edhe në mes të ngarkesës.

Ujori – Kreativiteti juaj është i ndezur sot. Kjo është dita për të nisur një projekt artistik ose për të zhvilluar një ide novatore. Kujdes me komunikimin, ndonjë koment i nxituar mund të lëndojë.

Peshqit – Një ditë e qetë, por emocionale. Mund të jeni më të ndjeshëm se zakonisht. Shfrytëzoni këtë energji për art, reflektim dhe ndoshta për të ndarë ndjenjat me dikë të afërt. Intuita është e fortë, dëgjojeni me kujdes.