Sunny Hill Festival

Horoskopi, 25 shtator 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill)

Sot do ndiheni plot energji dhe dëshirë për të bërë diçka ndryshe. Mund të merrni një lajm të mirë nga një mik ose një familjar. Kujdes mos reagoni me nxitim në debate.

Demi (20 Prill – 20 Maj)

Është një ditë e mirë për të menduar për të ardhmen dhe për të bërë plane. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë nga dikush me përvojë. Financat mund të kenë një përmirësim të lehtë.

Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)

Mund të ndiheni pak të shpërqendruar sot, por një bisedë me dikë të dashur do ju bëjë mirë. Kujdes me informacionet që ndani, jo të gjithë janë të sinqertë.

Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)

Ka gjasa që të ndjeni pak lodhje ose stres, por dita përfundon mirë nëse gjeni kohë për pushim. Një surprizë e vogël mund të vijë nga dikush që s’e prisnit.

Luani (23 Korrik – 22 Gusht)

Kjo ditë është e mirë për marrëdhëniet personale. Mund të afroheni më shumë me partnerin ose dikë që ju pëlqen. Në punë, qëndroni të përqendruar dhe mos e lini veten pas dore.

Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)

Një ditë e mirë për të vënë rregull në punët që keni lënë pezull. Sot do jeni më praktikë dhe të organizuar. Kujdes me shpenzimet, mos blini gjëra të panevojshme.

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)

Meqë është afër ditëlindja juaj, ndiheni më të gjallë dhe të motivuar. Sot është një ditë e mirë për të marrë vendime të rëndësishme ose për të nisur diçka të re.

Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)

Mund të ndiheni pak emocional sot, por është mirë të flisni hapur me ata që keni pranë. Intuita juaj është e forte, dëgjojeni! Kujdes me xhelozinë.

Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

Sot mund të merrni një ftesë ose mundësi interesante. Mos u mbyllni në vete, shoqëria ju bën mirë. Shikoni nga përpara dhe mos u merrni me të kaluarën.

Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)

Një ditë e mirë për të treguar aftësitë tuaja në punë ose në një projekt. Do ju vlerësojnë më shumë nga sa mendoni. Në dashuri, jini më të hapur dhe më të ngrohtë.

Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)

Sot jeni plot ide dhe kreativitet. Mund të gjeni një zgjidhje të zgjuar për një problem të vjetër. Shoqëria dhe familja duan kohën tuaj, mos i lini pas dore.

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)

Mund të ndjeni një nevojë për qetësi dhe reflektim. Mos u stresoni për gjërat që s’mund t’i kontrolloni. Një gjest i vogël dashurie do ju ngrohë zemrën.