Hoti: Kosova po e menaxhon mirë situatën kundër koronavirusit

Kosova dhe vendet e tjera po kalojnë në një periudhë të `luftës` me koronavorus. Institucionet e Kosovës me kushtet që i kanë po mundohen të kenë organizim sa më të mirë të punës në Institucionet Shëndetësore.

Udhëheqësi i Divizionit për Komunikimit me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, njehërit anëtar i komunitetit për menaxhim të situatës epidemiologjike bëri me dije dje pasdite në Kosovë nuk ka pasur rast të ri pozitiv me koronavirus.

“Në 24 orëshin e fundit në laborator janë testuar 35 mostra, një rast paradite ka rezultuar pozitiv. Deri më tani 319 mostra janë testuar, ndërsa pozitiv kanë dalë 20 persona”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai tha se nga e hëna është një situatë tjetër. “Nuk kemi problem tani me financa, ka qenë pak problem tregu” tha ai.

Hoti tha se javën tjetër do të marrin donacion nga UNICEF prej 7 milionë euro.

Sipas tij, personat që vijnë nga jashtë do të jenë në karantinë.