Hoxhaj: Kurti ka frikë prej pushtetit

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, është shprehur se qeverinë Kurti nuk e rrëzoi askush por se vetë ai u dorëzua, shkruan Gazeta Stop.

Sipas Hoxhajt, Kurti ka frikë prej pushtetit.

 “Qeveria Kurti është vetëdorëzuar sepse Kurti nuk e do pushtetin, ka frikë prej pushtetit, e do politikën si aktivitet i caktuar politik por kur je në qeveri të merresh me qeveri dhe kur je në koalicion në demokraci që është Kosova sigurisht që qeverisë dhe partia e parë, e dytë, e tretë, ku duhet të ndahet pushteti me të tjerët. Tash po bën përpjekje për ta përdorë pandeminë për vota populiste, por qytetarët të dielën do ta dënojnë me votë. Ajo që më fascionon tek VV-ja është se nuk kanë program”, ka thënë ai në KTV.

Hoxhaj shton tutje se Vetëvendosje nuk është kredibile për ta akuzuar dikë lidhur me sundimin e ligjit, për shkak të keqqeverisjes së kësaj partie, thotë ai.

“Vetëvendojse është një parti që më nuk është kredibile t’i thotë dikujt diçka për sundim të ligjit kur e kanë pa keqqeverisjen e tyre në pushtet qendror dhe në Prizren, Mitrovicë, Dardanë dhe çdo komunë ku ka keqqeverisë VV-ja”, tha Hoxhaj.