I mbajtën në një villë të prangosur dhe i rrahën, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarve për rrëmbim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga gjykata e këtij qyteti ndaj të pandehurve V.K., M.I., B.N., V.K. dhe F.S., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’,

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit V.K., M.I., B.N., V.K. dhe F.S., nga data 16 – 17 Shkurt 2021, me dashje direkte dhe me qëllim të përfitimit material, i kanë marrë dhe kanë mbajtur nën kërcënimin e armës të dëmtuarit Z.R. dhe A.A., në një villë në komunën e Novobërdës, të cilët i kanë prangosur me pranga plastike, duke iu bërë video incizime, të cilat pastaj ia kanë dërguar familjarëve të të dëmtuarve.

Po ashtu, gjatë kohës sa të dëmtuarit kanë qenë të mbyllur, të pandehurit ndaj tyre kanë ushtruar edhe dhunë fizike, duke i goditur me shuplaka dhe revole.