IKSHPK: Kujdes, ajri i ndotur në Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se cilësia e ajrit në Prishtinë nuk është e mirë.

IKSHPK-ja iu bën thirrje personave të ndjeshëm që të kenë kujdes.

Po ashtu janë dhënë edhe disa rekomandime:

“Të përdoret më shumë transporti publik dhe ecja, e më pak vetura”.

“Të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur, në mëngjes dhe në mbërmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore, fëmijët dhe shtatzënat”, janë disa nga rekomandimet e ndara nga IKSHPK-ja.