IKSHPK: U testuan 11 pacientë, nuk ka asnjë rast me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka njoftuar qytetarët se deri më tani nuk ka asnjë rast në vendin tonë me koronavirus.

Në njoftimin e bërë për media nga IKSHP thuhet se që nga data 08.02.2020 deri me 12.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 93 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 12 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për njëmbëdhjetë raste të dyshimta në COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe u morën mostra për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.