Ilir Meta takon krerët shtetërorë të Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Ai do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas takimit është paralajmëruar konferencë e përbashkët për media.

Pas presidentes do të takohet me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe pasdite Meta do ta takojë kryeministrin Albin Kurti.

Meta do ta përmbyllë mandatin e tij si president duke ia lënë vendin tashmë presidentit të ri shqiptar, Bajram Begaj.