Instagrami lejon postimin e videove deri në 60 sekonda

Instagrami ka njoftuar për një mundësi të re për përdoruesit që ngarkojnë “Stories” në llogaritë e tyre.

Storiet, të cilat ndaheshin automatikisht pas 15 sekondash klip, tashmë do të mund të postohen të plota deri në 60 sekonda, ka njoftuar rrjeti social për “TechCrunch” të hënën.

Ndryshimi i ri me ndarjen e stories në segmente pas 60 sekondash, është mirëpritur nga përdoruesit dhe shikuesit.

“Jemi gjithnjë duke punuar në mënyra për të përmirësuar përvojën e ‘Stories’. Tani, ju do të jeni në gjendje të krijoni ‘Stories’ vazhdimisht deri në 60 sekonda, në vend që të priten automatikisht në klipe 15 sekondash”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë Meta.