Interi rikthen interesimin për Xhakën

Interi ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.

Sipas mediave italiane, trajneri Antonio Conte, u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se e dëshiron mesfushorin shqiptar gjatë afatit kalimtar të janarit. Xhaka nuk është duke kaluar momente të mira te londinezët dhe po kritikohet vazhdimisht për paraqitjet e tij.

Interi po planifikon të përfitojë nga kjo situatë për ta bindur lojtarin të transferohet në Itali.

Zikaltërit thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë shërbimet e Christian Eriksenit, për të transferuar Xhakën.

Xhaka ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023, përderisa Erikseni me Interin deri në vitin 2024.