Sulmohet fizikisht gazetari Valon Syla

Gazetari Valon Syla, është sulmuar fizikisht para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në afërsi të lagjes “Pejton” në Prishtinë.

Ai ditë më parë kishte bërë një deklaratë për mërgimtarët dhe ardhjen e tyre në Kosovë.

Një sulm fizik në Prishtinë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, kanë bërë të ditur nga Policia.

https://cdn.jwplayer.com/players/o8HVnLzS-bms965PQ.html