iPhone 15 me zbritje të rrallë në Kinë, shkak konkurrenca

Kompania teknologjike Apple po ofron zbritje të rralla në iPhonet e saj në Kinë, duke ulur çmimet e shitjes me pakicë deri në 70 dollarë mes presionit konkurrues në rritje në tregun më të madh në botë të smartfonëve, raportoi të hënën Reuters.

Gjigandi i teknologjisë amerikane uli çmimet e disa iPhoneve me 5 për qind. Zbritja do të zgjasë nga 18 janari deri më 21 janar.

Shitjet e serisë së fundit të celularëve iPhone 15 të Apple kanë qenë shumë më të dobëta se modelet e mëparshme në Kinë.

Rivalët e rritur në shtëpi si Huaëei Technologies dhe Xiaomi kanë ofruar modele konkurruese, derisa burimet kanë thënë se disa kompani dhe departamente qeveritare kanë kufizuar përdorimin e pajisjeve Apple nga stafi – duke pasqyruar kufizimet e qeverisë amerikane për Aplikacionet kineze për arsye sigurie.

Shitjet kineze të iPhone-ve ranë 30% në javën e parë të 2024-tës kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.