Tahiri: 2024 është vit zgjedhor, Kurti nuk do t’i marrë më 50%

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se viti 2024 është vit zgjedhor, dhe se AAK është më e përgatitur se kurrë.

“Viti 2024 është vit zgjedhor, se AAK hyn më e përgatitur se kurrë. Aleanca do të jetë boshti politik i qytetarëve, subjekteve tjera politike, të koalicioneve të ndryshme në mënyrë që me ja dhënë vendimin e duhur kurdo që të mbahen zgjedhjet”, tha Tahiri.

Ai shtoi se personalisht pret që zgjedhjet të jenë të rregullta për shkak se siç u shpreh ai “nuk ka shanse Albin Kurti me qeverinë e tij ta lërë këtë privilegj, për shkak s emirë e din që kurrë më nuk do ti marrë 50 përqindëshin”.