Sunny Hill Festival

James Rubin sot dëshmon në Hagë, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Dëshmitari i parë në gjykimin e katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili është ftuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit, do të jetë ish-diplomati dhe ish-asistenti i sekretarit për Punë Publike në administratën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, James Rubin.

Rubin do ta nisë sot duke filluar nga ora 09:00 dëshminë e tij para Speciales, duke qenë njëri nga 11 dëshmitarët e ftuar nga Thaçi për të rrëfyer në gjykatore për ngjarjet e luftës së UÇK-së, raporton Klankosova.tv

Rubin e ka bërë të ditur vet lajmin në një episod të emisionit “Dosje të mëparshme” me gazetaren e CNN, Christiane Amanpour.

“Do të jem në Evropë, sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që ishte i dobishëm për Madeleine Albright dhe në themelimin e Tribunalit fillestar për Krime Lufte, do të kthehem në të kaluarën dhe kam më shumë për të thënë për këtë”, ka deklaruar ai.