Sunny Hill Festival

Java nis me mot të nxehtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale gjatë javës priten të arrijnë ditën e marte, ndërsa gjatë ditës së enjte parashihen kushte për reshje shiu. 

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius. 

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes 1-6 m/s.