Jep dorëheqje kryetari i degës së AAK-së në Pejë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se sot ka qëndruar në Pejë, siç e quan ai “në qytetin tim të zemrës.”

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se pas konsultimeve me kryetarin e degës së Pejës, Arbër Grabovci, i cili këto ditë, sipas tij, po përballet me disa sfida të natyrës personale, ka pranuar dorëheqjen e tij nga kandidatura për kryetar të komunës dhe nga detyra e kryetarit të degës.

“Falënderoj përzemërsisht z. Arbër Grabovcin, për angazhimin e tij jetësor në Aleancë dhe e çmoj lartë gatishmërinë e tij për të vazhduar më tej detyrën si asambleist i AAK-së në Kuvendin Komunal”, shkroi Haradinaj ndër të tjera në llogarinë e tij Facebook.