Kahn “habitet” me Barçën: Duhet të jemi të kujdesshëm!

Oliver Kahn, drejtori i Bayern Munich, iu përgjigj së fundmi pyetjeve në lidhje me transferimin e Robert Lewandowski në Barcelonë dhe borxhin e madh të klubit katalanas, i cili paradoksalisht vazhdon të shquhet për shpenzime të “frikshme”.“E kam pak të vështirë të vlerësoj nga distance situatën financiare te një klubi si Barcelona. Ata do të dinë se çfarë po bëjnë, ata janë të vetmit që e dinë realisht situatën. Kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi të kujdesshëm kur merremi me këtë temë”, deklaroi ai, sipas SuperSport.

Kujtojmë se ditët e fundit shumë figura të lidhura me Bayern-in janë habitur nga lëvizjet e klubit “blaugrana”, përfshirë këtu edhe trajnerin Julian Nagelsmann, i cili deklaroi se nuk arrin ta kuptoj se si një klub me problemet ekonomike të Barçës ia del të blejë cilindo lojtar që dëshiron.