KEK-u ndal bllokun A3 të Termocentralit “Kosova A”

Blloku A3 e Termocentralit “Kosova A” është ndalur të dielën si pasojë veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.

Siç bën të ditur Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar këtë ndërprerje.

“Ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale. Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.