Pas përzgjedhjes si kryetar i VV-së në Prishtinë – vjen reagimi i Arben Vitisë

Arben Vitia është zgjedhur kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. Pas përzgjedhjes Vitia ka reaguar përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka falënderuar të gjithë aktivistët që e kanë votuar derisa ka shtuar se i pret punë e madhe përpara.

“Para nesh i kemi sfidat dhe mundësitë. Së bashku do t’i jetësojmë si aspiratë progresiste, si demokraci, si vlera socialdemokrate dhe si organizim gjithpërfshirës shoqëror”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar anëtarë e anëtare,

Të dashur aktivistë e aktiviste,

Falenderime dhe suksese në angazhimin e përbashkët!

Qendra e Prishtinës përfundoi dje procesin zgjedhor të nisur në mars 2022 me zgjedhjet për nivelin e dytë organizativ.

Falë angazhimit dhe punës së shumë prej jush procesi zgjedhor i zhvilluar me demokraci të drejtëpërdrejtë u përmbyll me sukses.

Para nesh i kemi sfidat dhe mundësitë. Së bashku do t’i jetësojmë si aspiratë progresiste, si demokraci, si vlera socialdemokrate dhe si organizim gjithpërfshirës shoqëror.

Duke ju falenderuar për kontributin e dhënë, ndihmën e paçmuar në çdo hap dhe për besimin që më dhatë në drejtimin e Qendrës së Prishtinës, ju ftoj që të përpiqemi së bashku, për më mirë, për më shumë.

Të dielën, 25 shtator Lëvizja Vetëvendosje i ka mbajtur zgjedhjet e brendshme.