Kërcënimet dhe marrja nën kujdesje nga mbrojtja e afërt, deklarohet Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi është deklaruar për mediet pas takimit që pati me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Ai është pyetur edhe rreth kërcënimeve ndaj tij dhe marrjen nën përkujdesje nga mbrojtja e afërt e shtetit.

Ai ka thënë se nuk është ndjerë kurrë i kërcënuar, por gjithashtu se beson në organet e sigurisë.

Krasniqi ka bërë të ditur se bëhet fjalë për situatën e tensionuar me situatën në veri të Kosovës.

“Nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar edhe kur rrjedhin informacione ose publikohen për kërcënime me vrasje dhe gjëra tjera siç i dini edhe para pak muajsh, por është punë e organeve të sigurisë dhe unë besoj edhe në organet e tjera të ndërlidhura e të ndërvarura që të na ofrojnë mbrojtjen e afërt për arsye që unë besoj që ata duhet t’i tregojnë por që lidhen me situatën e tensionuar e të përkeqësuar me situatën në veri të vendit.”, tha Krasniqi.