Këshilli i Prindërve: Nëse nuk jepen pagat e mësimdhënësve do të mbledhim fonde për ta

Të hënën pas pesë javë grevë ka nisur procesi mësimor.

Por, edhe përkundër nisjes së mësimit nuk janë ekzekutuar pagat për mësimdhënësit.

Kjo ka shkaktuar reagime të shumta.

Këshilli i Prindërve të Kosovës, në reagimin e djeshëm bën të ditur se nëse nuk jepen pagat e shtatorit për mësimdhënësit, do të mbledhin fonde për ta.

“Nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e muajit shtator, ne prindërit duhet të organizohemi në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit” – njofton Këshilli i Prindërve të Kosovës.

Tutje, ky këshill thotë se revolta e tyre ka qenë për t’i hapur shkollat dhe çerdhet dhe jo për t’i poshtëruar mësimdhënësit.

“Revoltën e kishim për të hapur çerdhet e shkollat por asnjëherë për t’i poshtëruar mësimdhënësit!”.