Këto ditë do të jenë pushim gjatë prillit për sektorin publik

Në tri të hëna të muajit prill, nënpunësit e Administratës Publike do ta kenë pushim.

Ata do të pushojnë për Ditën e Kushtetutës, Pashkët Katolike dhe Pashkët Ortodokse, bazuar në Ligjin për Festat Zyrtare.

Vendimi tashmë u është dërguar institucioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.