Kjo ishte thirrja amerikane dhe evropiane për Kosovën dhe Serbinë që erdhi nga Samiti i Ushingtonit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian bëjnë thirrje që Kosova dhe Serbia të de-përshkallëzojnë në mënyrë urgjente tensionet.

Në një deklaratë të përbashkët pas Samitit SHBA-BE, partnerët e Kosovës dhe Serbisë bëjnë thirrje që dy vendet të nisin zbatimin urgjent dhe pa kushte të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

Po ashtu, bëhet thirrje për kthimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, SHBA dhe BE bëjnë të ditur se riafirmojmë angazhimin e tyre të “përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e tyre për perspektivën e rajonit në BE.”

Kujtojmë se Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen si përfaqësues të Bashkimit Europian, u takuan ditën e djeshme me presidentin amerikan Joe Biden në Ushington DC për samitin e 27-të, BE-SHBA.

Samit ofron mundësinë për të rishikuar partneritetin transatlantik dhe fushat e bashkëpunimit BE-SHBA.