Klauzola e Haalandit po i shkakton ‘kokëçarje’ Guardiolas

Skuadrat që e duan Erling Haalandin kanë pranuar një lajm të mirë, pasi kaluzola e tij e lirit te Manchester City do të pësojë rënie në 150 milionë euro në vitin 2025.

Përfaqësuesit e norvegjezit e kanë bërë të zakonshme në kontratat e tij të fundit që të përfshihen klauzola të lirimit dhe marrëveshja e tij me kampionin e Ligës Premier thuhet se nuk është ndryshe.

Tani, Marca ka detajuar se si e dyta nga dy klauzolat e lirimit – e para prej 175 milionë euro që vlen për vitin 2024 – bie me 25 milionë euro nga viti 2025, duke hapur derën për çdo klub të interesuar.

Haaland arrin si një nga top nënshkrimet e verës në Ligën Premier dhe ndërsa kjo klauzolë e raportuar dytësore e lirimit nuk do të fillojë deri në vitin 2025.

Marca raporton se Haaland, i cili përfaqësohej nga agjenti i ndjerë Mino Raiola, është mësuar të ketë klauzola lirimi në marrëveshjet e tij.

Kishte një klauzolë lirimi në marrëveshjen e tij për të shkuar nga Red Bull Salzburg në Dortmund dhe City negocioi një marrëveshje nën-lirimi për ta transferuar atë nga Gjermania në Angli.

Haaland mbërrin në Angli si një nga sulmuesit më të kërkuar në futbollin botëror.

Ai e çoi lojën e tij në nivelin tjetër në Dortmund, duke e përfunduar karrierën e tij atje me 83 gola të shënuara në 87 ndeshje. /Telegrafi/