Konfirmohen edhe dy raste me koronavirus, 90 persona të infektuar në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar të shtunën se janë konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus.

Kështu numri i të infektuarve në total ka arritur në 90 persona të infektuar dhe një i vdekur, shkruan Gazeta Stop.

“Sot me 28.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (38) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Podujevë dhe tjetri në Prishtinë”, thekson njoftimi i IKSHPK-së.