Konfirmohet arrestimi i Agim Ademit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vënë në pranga kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, pasi përleshje që pati dje me punëtorin e këtij institucioni, Artan Govori. 

Sipas Policisë, në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është inicuar si “sulm fizik”.

“Në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Govori të mërkurën deklaroi se është sulmuar nga kryetari Ademi. Govori tha se nga Ademi është kapur për fyti në selinë e FFK-së.